Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve

Foot ilustruese

Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 17:00 në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues shtetasin Y. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin “Chrysler”, shtetësja S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues shtetasin Y. B.  Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin “Chrysler”, shtetesja S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.