Prej 5 ditësh asnjë lajm, zhduket 18-vjeçarja nga Fieri

Një 18-vjeçare nga Fieri është larguar nga shtëpia.

Ka qenë nëna e saj e cila ke denoncuar në komisariatin e Fierit se prej 5 ditësh ka humbur kontaktet me të bijën.

“Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares”, bën me dije policia./Albeu.com


Shtuar 14.08.2023 11:06