Deputetja Adriana Matoshi mohon ndarjen, por këto dy fakte nxjerrin zbuluar çiftin (FOTO LAJM)

Prej ditësh, Adriana Matoshi dhe partneri i saj 20 vite më i ri, Keith Groeneveld kanë qenë në vëmendje të mediave rozë, ku u aludua se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Por mediat kosovare hodhën poshtë këtë aludime duke thënë se në fakt ata janë të lidhur, por në distancë, me gjasë nga kontaktet me Adriana Matoshin.

Por rrjetet sociale nuk thonë të njëtën.

Adriana Matoshi dhe Keith nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram e madje ka qenë futbollisti 22 vjeçar ai i cili ka fshirë nga profili i tij fotot e shumta që kishin bashkë.

Kujtojmë se lidhja e Adrinanës dhe Keith ka qenë shumë e zhurshme, fillimisht për shkak të moshës, pasi Adriana është 20 vite më e madhe dhe më pas për shkak të pagjykimeve të njerëzve për kombësitë e ndryshme dhe ngjyrën e lëkurës të futbollistit, për të cilën aktorja ka reaguar e revoltuar./albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 09:01