Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte në vend do të ketë ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura në jug.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në pjesën jugore të vendit.

Gjatë mëngjesit do të ketë mjegull e mjegullinë përgjatë luginave.

Era do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë ndërsa përgjatë bregdetit mesatare. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 13°C

në zona e ulëta 5 deri 20°C

në zona bregdetare 10 deri 19°C 


Shtuar 18.11.2021 23:19

Tags: ,