Njëri vëlla i vrarë e tjetri i plagosur, zbulohet lidhja romantike që shkaktoi tragjedinë në Elbasan (FOTO&VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku mbrëmjen e djeshme gjatë një sherri me thika, u vra një 28 vjeçar dhe u plagos rëndë një 19 vjeçar.

Viktima është shtetasi Florenc Kovaçi i cili dyshohet se vunte nga probleme të shëndetit mendor, dhe kurohej për depresion. Në gjendje të rëndë mësohet se është dhe vëllai i tij Mikel Kovaçin, 19 vjeç i cili gjendet tek Trauma  në Tiranë.

Për këtë ngjarje të rëndë në pranga është vënë shtetasi Ardit Hida, 24 vjeç i cili ka pranuar krimin e rëndë pasi u vu në pranga pak orë pas krimit.

Shkaku i sherrit një vajzë?

Një lidhje romantike mes 19 vjeçarit Mikel Kovaci (i plagosur) dhe një vajze me mbiemrin Hida, ka qënë shkaku i sherrit që përfundoi në tragjedi.

Nuk dihet saktësisht nëse autori Ardit Hida dhe vajza në fjalë me mbiemër Hida janë motër e vëlla apo lidhje tjetër familjare, por të rinjtë janë takuar për t’u sqaruar për këtë cështje.

Debati mess tyre ka agravuar në përdorimin e thikës ku Ardit Hida vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë të vëllain Mikel Kovaçi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit dhe i plagosjes së vëllait të tij, mbrëmjen e sotme.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu krimin.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të DVP, veprimeve të shpejta hetimore e profesionale, krehjes së zonës dhe kontrolleve të shumta, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K.,19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 6.11.2021 12:21