Jori e “harron” Noizy-n, kapet mat duke u puthur me reperin italian

Jori Delli u bë një ndër personazhet më të komentuar në media rozë që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, vëmendja ndaj Jorit nuk ka munguar sidomos për jetën e saj private.

Herë pas here modelja është pyetur për statusin e saj, por ajo ka vazhduar të mohonte se është në një lidhje dashurie.

Mirëpo, tani zërat se ajo është në një lidhje dashurie me reperin italian Fred De Palma janë shtuar.

Ky i fundit ka postuar disa imazhe të reja nga performanca e tij e fundit, bashkë me atë të një vajze që shihet e kthyer me shpinë, ndërsa ai i dhuron një puthje.

Kjo ka mjaftuar dhe në komente është shkruar emri i modeles shqiptare, për shkak të ngjashmërisë së madhe nga fiziku.Në anën tjetër, modelja ka reaguar në fotot e reperit duke i dhënë thjeshtë pëlqimin e saj.

Ndryshe, Jori pas BBVA 2 ka vazhduar me projekte të ndryshme, javë më parë ajo u bë pjesë e videoklipit të reperit Noizy me Sfera Ebbasta “Location”.


Shtuar 13.08.2023 21:40