Panik në Greqi, përfshihet nga zjarri klinika mjekësore

Një klinikë private është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të martë në Selanik të Greqisë.

Si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie pesë persona.

Protothema.gr raporton se në momentin që shpërtheu zjarri në klinikë ndodheshin rreth 150 persona. Disa prej tyre arritën të dalin në kohë nga klinika, ndërsa 40 të tjerë pacientë dhe staf mjekësorë u nxorën nga godina falë ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse.

Pas përpjekjes së ekipeve zjarrfikëse zjarri u neutralizua, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale dhe 5 të lënduar. Autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit./albeu.com/


Shtuar 11.07.2023 12:10