Vazhdojnë përplasjet përpara Teatrit Kombëtar, shoqërohen dy ish-deputetë

Protestues dhe aktivistë nuk kanë ndërmend të ndalen edhe pas shembjes së Teatrit.

Protestuesit po kalojnë barrikadat e vendosura nga policia, ndërkohë që në brendësi fadromat vazhdojnë punën për shembjen e mureve të ndërtesës.

Shembja e Teatrit ka nisur rreth orës 04:20 minuta të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, është shoqëruar pak momente më parë edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endri Braimllari dhe ish-deputetja, Floida Kërpaçi.

Atje ndodhen edhe disa ish-deputetë të tjerë të kësaj partie, të cilët po mbështesin protestën.


Shtuar 17.05.2020 07:50