Makinat shoshë, dërgohen me urgjencë në spital dy të plagosur

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur tek mbikalimi i Rinasit.

Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 19.08.2020 19:12