Përmbyset zetori, zë poshtë gjyshin me nipin e mbesën! 10 vjeçarja në gjendje të rëndë

Një incident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Çermë të Divjakës, ku një zetori është përmbysur dhe ka lënë të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje.

Kanë mbetur të plagosur, gjyshi me nipin e mbesën. Mbesa 10 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.

Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes. Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 16:06