Tifozët e Maqedonisë së Veriut tallen keq fare me Werner, shikoni çfarë i bëjnë (VIDEO+FOTO)

Në botën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale tashmë nuk të shpëton asgjë, sidomos në futboll ku çdo veprim, gafë, rast apo dyshim bëhet publik apo në rastin më të keq shndërrohesh në meme. Kështu ka ndodhur për Timo Werner i cili humbi një rast flagrant me portën bosh ndaj Maqedonisë së Veriut, rast që do t’i jepte fitoren e mundshme Gjermanisë por ai e gaboi, çka i hapi rrugën edhe suksesit të ballkansve.

Pikërisht me Werner janë tallur tifozët e ekipit maqedonas duke I bërë gati një pasaportë të vendit të tyre si vlerësim për rastin e humbur që I dha 3 pikë ekipit ku luajnë edhe 5 shqiptarë.

Pasaporta dhe të dhënat e sajuara janë “fake” sigurisht por ideja është gjeniale dhe Werner e meriton plotësisht atë mjet identifikimi!


Shtuar 1.04.2021 21:51