Motrat binjake, punonjëset më të vjetra të sek*it zbulojnë numrin shokues të burrave që u kanë shërbyer

Motrat binjake nga Amsterdami, Louise dhe Martine Fokken, kanë më shumë se një shekull përvojë mes tyre dhe u kurorëzuan me titullin “vajzat më të vjetra të rrethit” në vitin 2012 para daljes në pension.

Për to u zhvillua një dokumentar, i quajtur “Takohu me Fokkens” dhe gjithashtu kishin një libër që detajonte jetën e tyre të pabesueshme.

Këto motra në fund të viteve ’70, u kanë shërbyer më shumë se 335,000 klientë në karrierën e tyre të gjatë.

Duke folur për “Guardian”, Louise shpjegoi se si hyri në industrinë e sek*it.

“Unë u rraha në rrugë nga burri im në fillim të 20-ave. Ai më tha se nëse nuk fitoja para për të do të më linte, dhe unë kisha fëmijë dhe e doja atë, kështu që duhet ta bëja këtë punë”, tha ajo.

Martine po lindte fëmijën e saj të parë, kur iu tha se motra e saj binjake po punonte në dritaret e famshme. Ajo nuk e kuptoi që Louise ishte në një pozicion aq të ngushtë financiar, kështu që ajo ofroi ndihmë.

“Më vonë ata kishin nevojë për një pastruese në bordello dhe Martinë u punësua, dhe burrat e kërkonin atë për biznes. Kështu, filluam të punonim në të njëjtën shtypu sëbashku”, shtoi Louise.


Shtuar 28.07.2021 14:58