E RËNDË/ Në lule të rinisë, ndërron jetë reperi i njohur (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare reperi i njohur Raqhid Jevon Render me ermin artistik Lil Keed.

Lajmi i vdekjes së tij u bë i ditur nga një i afërt i 24-vjeçarit, ndërsa nuk është bërë ende i ditur shkaku i vdekjes.

“Nuk mund ta besoj që ike nga kjo botë vëlla”, ka postuar vëllai i tij, reperi Lil Gotit, në llogarinë e tij në Instagram.

Titulli i albumit më të fundit të Lil Keed është Trapped on Cleveland 3. Albumi u publikua në vitin 2020.

Raqhid Render lindi në Atlanta, Georgia, dhe ishte fëmija i pestë nga shtatë fëmijët e familjes.

Render kishte gjashtë vëllezër dhe një motër,  vëllai i tij më i vogël është  reperi Lil Gotit.

Render u rrit në Forest Park, dhe më vonë u zhvendos në Atlanta në Cleveland Ave. Gjatë viteve të adoleshencës, Keed punoi për një kohë të shkurtër në Subëay dhe McDonald’s.

Pas vdekjes së mikut të tij të ngushtë Rudy, Render, artisti filloi ta merrte seriozisht botën e repit  në vitin 2016.

Render fillimisht filloi të bënte muzikë me vëllain e tij më të vogël Semaja Render, duke postuar këngë në internet dhe duke shënuar disa hite rajonale në 2017.

Ktu po rendisim 10 këngët më të mira të Lil Keed

Anybody

Snake

ëavy

HBS

It’s Up Freestyle

Million Dollar Mansion

She Knoë

Ride The ëave

Fox 5/albeu.com/