“Shteti mund ta zbusë krizën e çmimeve”, deputeti demokrat: Milionat fshihen në aspiratorë kuzhine

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me sugjerimin e FMN-së duke thënë se kriza e çmimeve mund të zbutet duke ulur taksat.

Në një postim në Facebook, Sula thotë se shteti ka 100% mundësi për të zbutur krizën pasi sipas tij vetëm vitin e fundit shteti ka përfituar 500 milionë euro nga rritja e taksave.

Me ironi, Sula thotë se nëse paratë e mbledhura nga rritja e çmimeve nuk do të fshiheshin në aspiratorë kuzhinash, qeveria mund të kishte ndërmarrë veprime ndaj krizës.

Postimi i plotë:

 

 

FMN foli, kriza e çmimeve mund të zbutet duke ulur taksat.

Politikat e taksave të larta e kombinuar dhe me krizën e çmimeve ka filluar ta japë efektin negativ në vendin tonë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkesa e brendshme në shqipëri është ulur.

Çfarë domethënë kjo?

E përkthyer thjeshtë do të thote që familjet shqiptare nuk po blejnë ushqime, veshëmbathje, nuk po kërkojnë të blejnë më tepër shtëpi etj. Kjo për shkak se çmimet janë rritur ndjeshëm ndërsa pagat jo. Në këtë mënyrë çdo familje ka ristrukturuar shpenzimet duke i orjentuar ato vetëm te ato më jetiket. Për shkak te këtyre fenomeneve edhe ekonomia e vendit sipas FNM do ulet ndjeshëm për këtë vit.

Por nga ana tjetër ka një opsion për të zubutur konsiderueshëm këtë krizë dhe rritja ekonomike të jetë më e lartë. Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, deklaron se si një parakusht për zhvillimin afatgjatë të vendit, duhet një sistemi tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe më transparent. Kjo gjë mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke përfshirë stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit.

A ka mundësi shteti ta bëj këtë?

100% po. Nese marrim shifrat e vitit 2022, atehere e kuptojme se ka plotesisht mundesi. 500 milione euro shtese u mblodhen nga taksat per shkak te rritjes se çmimeve. Nese keto para nuk do shkonin per koncesionet dhe projektet me 23 milione euro per nje km dhe nese administrata nuk do fshihte milionat neper aspiratore kuzhinash.

Besoj qe qeveritaret tane ta kenë lexuar intervistën e shefes së FMN në Shqipëri dhe të përballojmë krizën më lehtë.