Zhduket i moshuari në Gramsh, familja kërkon ndihmë: Kush e ka parë të na njoftojë

Një 75-vjeçar nga Gramshi rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për Qemal Zylin, i cili për herë të fundit u pa në Njësinë Administrative Pishaj te Ura në Gramsh.

Që prej orës 13:55 kur u pa për herë të fundit nuk ka pasur asnjë shenjë prej tij, prandaj dhe familjarët të shqetësuar kanë kallëzuar në Polici.

Ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e 75-vjeçarit si dhe i bëjnë apel qytetarëve se nëse kanë informacion të kontaktojnë në numrin: 0697242124.