Pamjet brenda banesës, si ndërruan jetë 3 familjarët nga Gjilani pasi hëngrën këpurdha në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e tre familjarëve nga Kosova të cilt ndërruan jetë në Durrës.

Viktimat ndërruan jetë pasi u helmuan me këpurdha të cilat i konsumuan gjatë pushimeve në Durrës.

Të tre, menjëherë pasi kishin nisur që të shfaqnin shenjat e para të helmimit kishin marrë mjekime, të cilat kanë mbetur mbi tavolinën e banesës.

Çifti  dhe e moshuara kanë konsumuar disa ilaçe por edhe pije të gazuara, për të lehtësuar gjendjen e tyre, por nuk ka funksionuar.

Pasi nuk kanë vënë re përmirësim në gjendjen e tyre, ata kanë shkuar sërish në ambulancë, ku janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ia kanë dalë që të mbijetojnë, shkruan Tch.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën, ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani; Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë ndërruar jetë. Autopsia ka treguar se ata kanë ndërruar jetë për shkak të konsumit të kërpudhave helmuese, por familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.  /albeu.com/

 


Shtuar 10.05.2021 16:10