Korça mbulohet nga mjegulla e dendur, fluks makinash drejt qytetit turistik

Ditën e sotme qyteti i Korçës është përfshirë nga një mjegull e dendur, e cila ka bërë që shoferët të ulin shpejtësinë e makinave duke krijuar kështu një rradhë të gjatë automjetesh.

Ndërkohë policia e Korçës ka njoftuar se shoferët duhet të bëjnë kujdes me ndezjen e dritave në mënyrë që të shmangin aksidentet.

Zona të ndryshme të juglindjes sidomos akset nacionale përgjatë një jave kanë patur prezencë të shtuar te mjegullës./albeu.com