Rrihet polici në aeroportin e Rinasit

Një 28-vjeçar ka goditur punonjësin e policisë në aeroportin e Rinasit.

Për rrjedhojë i riu me iniciale E.P banues në Mat është arrestuar.

Njoftimi policise

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në Mat, pasi në ambientet e aeroportit, ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/


Shtuar 21.07.2023 14:32