Gjendet i pajetë një i ri në Durrës, dyshimet e para

Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale A.D banues në lagjen nr.14, Durrës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se i riu ka humbu jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Njoftimi i Policisë

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike./albeu.com/


Shtuar 21.12.2022 14:20