Lufta, Wallace: Ukraina mund të mposhtë Rusinë

Sekretari i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka deklaruar ditën e sotme se do të jetë shumë e vështirë për Moskën të zëvëndësojë raketat ruse që janë shkatërruar.

Ai tha gjithashtu se forcave ruse po u mbarojnë armët precize dhe mund të mposhten nga Ukraina.

“Ne të gjithë kemi armë që nuk duhen disa ditë për t’i zëvendësuar, por mund të duhen muaj. Pasi t’i përdorni të gjitha në mënyrën se si i ka përdoruar Rusia, ju pret një sfidë e vërtetë përpara”.  “Nuk është e paimagjinueshme që superfuqitë e mëdha, si të tilla, siç mendon ai, të humbasin në fushën e betejës”, tha Wallace. “Ka shumë mundësi që Ukraina të thyejë ushtrinë ruse”.

I pyetur se si do të dukej humbja për Rusinë, Wallace tha: “Putini duhet të dështojë në Ukrainë dhe ky është padyshim misioni ynë kryesor, por ju e dini që Ukraina duhet  të zgjedhë se si t’i japë fund këtij konflikti, përfundoi sekretari britanik./albeu.com