Skandali me ish-agjentin e FBI-së/ “Opozita nuk meriton përgjigjen time”, Rama: S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me oligarkun rus me të cilin ka bashkëpunuar ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, i arrestuar javë më parë në New  York.

Ai tha se në takimet e tij me ish-agjentin e FBI-së nuk ka folur kurrë për oligarkun rus.

Ndër të tjera ai trha se akuzat e opozitës për përfshurjen e Ramës në dosjen e ish-agjentit të FBI-së janë të babaza dhe se opozita nuk e meriton përgjigjen e tij.

“Me oligarkun rus Shqipëria s’ka asnjë lidhje, qeveria jo, unë jo e jo. Asnjë rast nuk është folur për këtë personazh, përveçse tani së fundmi kur opozitat së bashku me mediat e tyre të propagandës, nxorën lidhje të kapjes së veshit mbrapsh fjalës me aktivit në Shqipëri të kompanisë më të rëndësishme të flamurit austriak në botë që është kompania ‘Strabak’. Mësova që Oleg Deripaska paska pasur aksione, puna e tyre, nga e cila është larguar menjëherë pasi janë vendosur sanksione. Është njësoj si të them për shkak se ‘Strabak’ ka marrë miliona euro nga qeveria e mëparshme,e atyre që sot akuzojnë, atëherë ata kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë, këtë s’mund ta them se është qesharake”, tha Rama në Top Story.

Charles McGonigal ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtarë të shteteve të tjera.
Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

Kishte qenë vetë McGonigal që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezës nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.

Por përveç Nezës, në akt-akuzë shfaqen dhe lidhje të tjera të ish zyrtarit të FBI-së me personazhe të tjerë nga Shqipëria, ku ai realizoi disa vizita, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama.
Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie.
/albeu.com/