Kishin fshehur 760 kg kokainë në lëkurë të papërpunuar viçi, arrestohen 21 persona në Itali, mes tyre 1 shqiptar

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Mediet italiane bëjnë me dije se në kuadër të operacionit anti-drogë janë arrestuar 21 persona, mes tyre edhe shqiptari.

Policia ka sekuastruar 760 kg kokainë të fshehur në një lëkurë të papërpunuar viçi.

Vlera e kokainës në treg do të kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove nëse do shitej me pakicë dhe 23 milionë me shumicë.

Sipas mediave italiane, droga që u kap në Bolonja mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut dhe ishte fshehur në kontejnerët e ngarkuar me lëkurë të papërpunuar viçi.


Shtuar 28.03.2023 09:43