Afrika në prag të shpërthimit të luftës, Etiopia i frikësohet sulmit nga dy “gjigantët”

Qeveria etiopiane kërkon të marrë sërish kontrollin e Tigray “brenda disa javësh” por sipas saj po përballet me një kërcënim të madh; një sulm të mundshëm nga Sudani ose Egjipti.

Forcat rebele të Tigray (TDF) – të udhëhequra nga Fronti Nacionalçlirimtar (TPLF) rimorën kontrollin e Mekelle të hënën, 28 qershor, pas një ofensive 10-ditore që detyroi trupat etiopiane të tërhiqeshin.

 

Rënia e kryeqytetit  ishte një poshtërim për qeverinë e kryeministrit të Etiopisë Abiy Ahmed. Por të mërkurën, 30 qershor, Redwan Husein, një zëdhënës i qeverisë tha se Etiopia është e rrezikuar  nga sulmet e të huajve, duke nënkuptuar Sudanin.

 

Redwan tha se armëpushimi ishte “për qëllime humanitare” por ai pohoi se nëse do të ishte e  nevojshme ata do të marrin kontrollin në Mekelle në më pak se tre javë. Etiopia ka pasur përplasje të vazhdueshme me Sudanin dhe Egjiptin rreth planeve të saj për të përfunduar Digën e Rilindjes Etiopiane (GERD), për të cilën ata kanë frikë se do të ndikojë në rrjedhën e ujit në lumin Nil, raporton abcnews.al

Qeveria eAbiy pushtoi rajonin verior të Tigray në nëntor.

 

Trupat etiopiane, të mbështetura nga forcat Eritreane  arritën të merrnin shpejt kontrollin në  kryeqytetin Mekelle dhe shumicën e zonave urbane ndërsa rebelët u tërhoqën duke u larguar  në male.

Por në javët e fundit TPLF dhe aleatët e tyre kanë bërë një kundërsulm mahnitës i cili kulmoi me pushtimin  e Mekelle të hënën.

 

Ai tha: “Amharasët mund ta braktisin atë nëse ai heq dorë nga luftimet në Tigray. Unë mendoj që Amharasët po e përdorin atë dhe do ta zhdukin pas përfundimit të luftës në Tigray, njësoj siç ndodhi me Aman Andom në 1974.

Në shtator 1974 Aman Andom mori në dorë pushtetin pasi Perandori Haile Selassie u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak. Ai u vra dy muaj më vonë pas një shkëmbim zjarri me anëtarët e tjerë të Derg, juntës socialiste, raporton abcnews.al

 

TPLF ka qenë në krye të vendit që nga viti midis 1991 dhe 2012,  pasi udhëheqësi i saj Meles Zenawi vdiq nga kanceri. Pasardhësit e tij gradualisht humbën kontrollin e  pushtetit dhe TPLF u tërhoq në Tigray ndërsa politikanët Amhara dhe Oromo morën pushtetin në Addis Ababa.

Abiy Ahmed fitoi çmimin Nobel për Paqen pas një marrëveshjeje paqeje me Eritrean për t’i dhënë fund  konfliktit kufitar që kishte zgjatur me vite.  Luftimet në Tigray kanë zhvendosur dy milion njerëz dhe gjithashtu ekzistojnë raporte  të përdhunimeve brutale të bandave dhe vrasjeve masive nga trupat etiopiane dhe Eritreane.

 

OKB ka akuzuar forcat Etiopiane dhe Eritreane për bllokimin e autokolonave të ushqimit për 350,000 njerëz të cilat vuanin nga uria. Forcat eritreane kanë braktisur qytetin Shire në veri të Tigray dhe janë larguar përtej kufirit.

Tesfaye tha se TDF kishte biseduar rreth sulmit në Eritrea dhe rajonin fqinj Amhara, por ai tha se situata  ishte “e rrezikshme” dhe ata mund të duhet të ndërmarrin veprime të rrezikshme. Ai gjithashtu tha ndërsa udhëheqësi i Eritrean, Isaias Afwerki dhe regjimi i tij kanë shtypur popullin e tij për 30 vite, nuk ka gjasa që populli i Tigray të cilësohen si “ fitimtarë”./abcnews.al


Shtuar 30.06.2021 14:55