Zgjedhjet në veri të Kosovës, PDK shpall fitoren në komunën e Zveçanit

Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në komunën e Zveçanit, në veri të vendit. Kandidat i kësaj force politike për këtë komunë ishte Ilir Peci.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë ose 3.47 për qind. Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniçi tha se procesi është zhvilluar pa asnjë problem.

Kjo është dalja në zgjedhje, sipas komunave:

Leposaviç: 141 votues apo 1.06 për qind

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind


Shtuar 23.04.2023 21:11