Anulohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit, shkak moti i keq

Lundrimet e parashikuara për ditën e sotme nga Durrësi drejt Barit janë anuluar.

Shkak është bërë moti i keq në detin Adriatik dhe mbyllja e përkohshme e portit të Barit në Itali.

Njoftimi:

Për arsye të kohës së keqe në detin Adriatik dhe mbylljes së përkohshme të portit të Barit(Itali) , tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, përkatësisht tragetet “Af Francesca” dhe “Rigel III” nga Durrësi dhe “GNV Azzura” e “Rigel III” nga Bari do të nisen në orën 07:00 të ditës së nesërme, pra datë 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së sotme. Pasagjeret do të pajisen me dhomë në traget./albeu.com/