VIDEO/ “GTA” në rrugët e Tiranës, “Porche” ndjek këmba-këmbës “BMW-në”, përplasen disa makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Një makinë ka ndjekur një tjetër duke shkaktuar disa të plagosur dhe duke përplasur automjetet në Unazën e Re, te zona e njohur si selitë.

Sipas të dhënave një mjet tip “Porche” ka ndjekur nga pas një automjet tip “BMW” dhe ka tentuar t’i bllokojë rrugën.

Ngjarja ka ndodhur poshtë rrethit të Selitës në drejtimin që të çon te “Pallati me shigjeta”.

Për t’iu shmangur ndjekjes së “Porche”, “BMW” është përplasur me një mjet tjetër “Benz” që ndodhej para. Kur ka tentuar të largohet, “Porche” i ka prerë rrugën dhe si pasojë “BMW” ka goditur edhe një motor.

Dy automjetet të përfshira në ngjarje janë larguar por më pas janë ndaluar nga policia rrugore. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes dhe policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar./Albeu.com/


Shtuar 25.04.2023 18:48