DETAJET/ Dybala pranë rinovimit

Paulo Dybala pritet të rinovojë kontratën me Juven e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas gazetarit të afërt me klubin Italian, Romeo Agresti, sulmuesi do të zgjat kontratën e tij deri në qershor të vitit 20225.

Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë takime të reja mes palëve për të finalizuar marrëveshjen e re me futbollistin.

Argjentinasi me kontratën e re pritet të përfitojë rreth tetë milionë euro në sezon, plus bonuset e përfshira në marrëveshje. /albeu.com/


Shtuar 24.09.2021 09:24