Gerrard presion Grezdës: Lufto për vendin e titullarit, dhe na bind që je i denjë të luash për Rangers
Pëlqej
Eros Grezda nuk po kalon një moment të mirë, pasi që nga transferimi te Ranger, është përballur me kritika të shumta dhe sikur të mos mjaftonin kritikat, ai ka pësuar edhe një dëmtim në stërvitje me skuadrën e tij.


Faza përgatitore që po zhvillohet në Tenerife, nuk ka qenë shumë me fat për sulmuesin shqiptar.

Vetë Stiven Gerrard ka folur në lidhje me sulmuesin kuqezi, duke kërkuar nga ai që të bindë dhe të tregojë se është i denjë për të luajtur me fanellën e Rejnxhërsit. Ai shprehet se Grezda përveç se duhet ta fitojë fanellën, duhet edhe ta mbrojë atë.

"Grezda duhet të provohet. Ai duhet t’iu tregojë të gjithëve se është i denjë për të qenë një futbollist i Rejnxhërsit. Së pari dhe më kryesorja, ai ka nevojë për të fituar fanellën sepse në këtë moment lojtarët që kanë luajtur kundër Cëlticut e kanë fituar atë me meritë të plotë.

Në javët e ardhshme, Grezda duhet të tregojë se e ka dëshirën që të kthehet në titullar dhe kur të arrijë ta fitojë këtë fanellë titullari, atëherë duhet të tregojë qëndrueshmëri dhe të arrijë ta mbajë atë vend", u shpreh Gerrard.



Shtuar më 12/01/2019, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori