Mbrojti përdhunuesit? Bashkëshorti i Giorgia Melonit në qendër të kritikave në Itali

Reagime të forta ka shkaktuar në Itali qëndrimi i prezantuesit Andrea Giabruno, partneri i kryeministres Giorgia Meloni, lidhur me rastin e përdhunimit në grup të një 19-vjeçareje në kryeqytetin e Siçilisë, Palermo, që bëri bujë në fillim të korrikut.

Gjithashtu, më 25 gusht u arrestuan 6 adoleshentë në provincën e Napolit, pasi akuzohen për përdhunimin e dy vajzave 13-vjeçare.

Giabruno, i cili prezanton emisionin “Diario del giorno” (Ditari ditor) në stacionin Rete 4, tha për ngjarjen: “Nëse shkoni për të kërcyer, keni të drejtë të deheni – nuk duhet të ketë keqkuptime dhe asnjë lloj problemi.

Por nëse shmangni dehjen dhe të ligështuarit, mund të shmangni edhe disa telashe dhe përplasje me një ujk”, tha ai në emisionin e tij të hënën pasdite.

Politikanët e opozitës dënuan komentet fajësuese ndaj viktimave për atë që i ndodhi.

“Unë i them Jabrunos se djemtë duhet të mësohen të tregojnë respekt, në vend që vajzat të mësohen të jenë të kujdesshme. Mësojuni atyre (burrave) vlerën e pëlqimit, në vend që vajzat të jenë të kujdesshme”, tha Cecilia D’Elia, senatorja e opozitës.

Jabruno, karriera televizive e të cilit ka marrë hov që kur Meloni u bë kryeministre tetorin e kaluar, u përgjigj se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit për të krijuar një konfrontim “surreal”.

“Unë nuk thashë që burrat janë të lirë të përdhunojnë gratë e dehura”, tha ai për Corriere della Sera në një intervistë sot.

“Disa politikanë po përhapin lajme të rreme dhe duan të më varin, por për çfarë, sepse u thashë të rinjve të mos merrni drogë?”, shtoi ai.

Meloni, e cila ka një vajzë të vogël me Jabrunon, nuk e ka komentuar situatën.

Nuk është hera e parë që komentet e Giabrunos kanë shkaktuar reagime.

Në korrik, ajo i tha ministrit gjerman të shëndetësisë Karl Lauterbach të “qëndrojë në shtëpi, të qëndrojë në Pyllin e Zi” kur ai vuri në dyshim qëndrueshmërinë e turizmit në Evropën Jugore për shkak të valëve të të nxehtit intensiv.


Shtuar 30.08.2023 15:43