“Ka informacione se fsheh armë”, SPAK kontrolle në banesën e Gramoz Totos në Berat

SPAK dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kan mësyrë sot në një banesë në Berat, ku ka ushtruar kontrolle.

Shtëpia është në pronësi të Gramoz Totos, një person i dënuar me 18 vite burg për prostitucion.

Shtëpia është bastisur këtë të mërkurë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanËeb se kontrolli, me vendim gjykate, është ushtruar në banesën e Gramoz Totos, pas dyshimeve se në banesën e tij kishte armë. Në këtë aksion kanë qenë të pranishëm dhe hetuesit e BKH.

Gramoz Toto ka qenë i pranishëm gjatë kontrollit dhe ka dhënë deklarime për tre armë “dekorative’ që janë gjetur në shtëpinë e tij. Nuk dihet nëse ato janë sekuestruar pas verifikimeve.

Vite më parë, ky shtetas është akuzuar nga një zyrtar i LSI se e ka dhunuar dhe i ka vënë pistoletën në kokë. Në atë kohë vendi ishte në prag të zgjehdjeve parlamentare dhe siç ka deklaruar kreu i LSI Krenar Shehu, Gramoz Toto dhe persona të tjerë i kanë vënë armën në kokë që të tërhiqej./Albeu.com/


Shtuar 10.05.2023 12:09