Leao-Milan pranë rinovimit? Babai i portugezit tremb kampionët e italisë

Rinovimi i Rafael Leao me Milanin nuk zhbllokohet dhe tashmë kanë mbërritur edhe fjalët e babait të lojtarit për t’i shtuar akoma më shumë presion çështjes.

Në një intervistë për “Record”, Antonio Leao, babai i lojtarit ka trembur kuqezinjtë me fjalët e tij.

“Interesi i Chelsea? Deri në vitin 2024, ne do të kujdesemi për gjithçka, pa përfshirë domosdoshmërisht Chelsea, Barcelonën apo Real Madrid.

Ai pëlqen faktin se ndodhet në Itali, ai po shkëlqen në Serie A, por ne nuk mund të themi përfundimisht se çfarë do të vendosim”, është shprehur ai.

Leao në fakt kërkon një pagë më të lartë dhe Milan nuk është në gjendje t’ia ofrojë atë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2022 13:11