Parashikimi i motit për datën 16 korrik 2023

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.


Shtuar 15.07.2023 23:41