Policia, “pa brekë” përballë krimit: 7 detajet tronditëse të bisedave sekrete në programin SKY

Shqipëria po kalon nga skandali në skandal, ndërsa duket se bisedat sekrete në programin SKY, të cilat tashmë janë në duart e amerikanëve,belgëve dhe francezëve, do të “hanë” shumë koka drejtuesish në Shqipëri. Gjithçka sapo ka filluar dhe duket se në ditët apo javët në vijim shkundja do të jetë edhe më e fortë.

Nga ajo që ka dalë deri më tani në dosjen e SPAK rezulton se Policia e Shtetit është e dorëzuar tërësisht përballë krimit. AlbEu sjell më poshtë 7 faktë tronditëse nga dosja:

1-Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, janë në shërbim të grupeve kriminale kundrejt pagesave mujore. Oltion Bistri duket të jetë një ndër ta ndërkohë që nga biseda ka të dhëna që është përfshirë edhe një drejtues në kupolën e Policisë së Shtetit duke penguar kontrollet e policisë të biznesi i paligjshëm i lojërave të fatit të Pëllumb Gjokës.

2-Grupet kriminale orientojnë Policinë e Shtetit se telefonin e kujt duhet të përgjojë. Në një rast në dosje del se Pëllumb Gjoka ka kërkuar policisë që të përgjojë numrin e Ibrahim Licit, ndërsa në një rast tjetër rezulton se polici Hasanbegaj ka dhënë informacion për lëvizjet e bashkëshortes shtatëzënë të Dorian Dulit, me qëllim që Bajrajt të përgatiteshin për të vrarë këtë të fundit.

3-Shefat e policisë të lidhur me krimin nuk kanë frikë as nga institucionet e kontrollit brenda piolicisë. Në një rast, Oltion Bistri i thotë Pëllumb Gjokës se “nuk e rruan k… për SHKB dhe kush e ka bërë SHKB”.

4-Shefat e  policisë janë në një raport varësie me drejtuesit e grupeve kriminale duke shitur edhe informacionet ë dhëna nga informatorët. Në një rast, Oltion Bistri i thotë Pëllumb Gjokës se dikush ka ardhur në komisariat dhe kërkon 1 milion lekë për të sjellë një video të sallave të lojërave të fatit të Gjokës. Biseda nuk zgjat më dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur, pasi Gjoka në një moment e pyet Bistrin se kush ishte ai persona.

5-Ndërkohë që kolegët e tyre janë bërë ushtarë të krimit, drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit nuk kanë guximin që të ndërhyjnë.

6-Bandat shantazhojnë drejtuesit e Policisë në qytetet shqiptare. Rasti kur Pëllumb Gjoka flet me Behar Bajrit duke thënë se “do ta fuste në borxh nëndrejtorin e Policisë së Shkodrës, do t’ja qr**” tregon kryekëput gjendjen që është vendi aktualisht përballë krimit.

7-Krimi rrëmben pronat e qytetarëve dhe i përvetëson në bashkëpunim me hipotekat. Deri më tani nuk është përfolur në media, por siç ka parë AlbEu në dosjen e SPAK, hetimi për Pëllumb Gjokën ka nisur pas një padie nga dy persona nga Velipoja, të cilët thonë se Gjoka në bashkëpunim me të tjerët i kanë rrëmbyer tokën duke e përvetësuar. Ky është filli i hetimeve nga BKH dhe më pas merren edhe bisedat në programin SKY. /albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 5.08.2023 10:37