Moska: Marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve nuk është arritur në bisedimet me Turqinë

Rusia dhe Ukraina nuk arritën një marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve gjatë bisedimeve në Turqi, raporton Telegrafi pasditen e sotme, ndërsa shtoi se i dërguari i Moskës i tha agjencisë së lajmeve AFP se vërejtjet e saj të mëparshme rreth një shkëmbimi të mundshëm ishin “keqinterpretuar”.

Tatyana Moskalkova, komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, zhvilloi bisedime me homologun e saj ukrainas Dmytro Lubinets dje në Ankara.

Ajo u citua më vonë nga media shtetërore turke të thoshte se ishte rënë dakord për një shkëmbim të “më shumë se 40 të burgosurve” nga secila palë.

Por Moskalkova tani ka konfirmuar se këto shifra i referohen numrit të njerëzve që ishin shkëmbyer në të kaluarën.

Ajo tha se “dikush keqkuptoi diçka” nga komentet e saj.


Shtuar 12.01.2023 17:08