Sokol Cikalleshi i uron fitoren Veliajt: Të kishe qenë futbollist, do kishe qenë sulmues klasi. Tirana model për çdo qytet

Bomberi i kombëtares kuqezi Sokol Cikalleshi shpreh mbështetjen për Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi, sulmuesi me origjinë nga Kavaja shprehet se Veliaj e ka kthyer Tiranën në një model që çdo qytet duhet ta ndjekë për t’u zhvilluar. “Erion përshëndetje! Po e nis këtë mesazh për ty, për të uruar suksese në këtë garë! Ti të kishe qenë futbollist do kishe qenë sulmues klasi pasi bën vetëm gola. Nuk ka shkuar asnjë projekt bosh për Tiranën, por ti e ke kthyer për më mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Unë zemrën e kam në Kavajë, në vendlindjen time dhe më vjen mirë që po jepni një dorë. Tirana është model dhe çdo qytet duhet ta ndjekë për t’u zhvilluar. Çdo shqiptari i bëhet zemra mal kur e shikon vendin e tij të zhvillohet. Suksese dhe fitore”, thekson Cikalleshi.
Ndaj këtij urimi ka reaguar dhe kryebashkiaku Veliaj: “Shumë faleminderit për urimin dhe fjalët inkurajuese miku im i mirë, Sokol Cikalleshi! Kavaja dhe Tirana kanë zgjedhur të ecin përpara! Fitore e paç gjithë jetën”.

Palestrat e reja sportive, stadiumet, pistat e vrapimit, eventet e shumta sportive etj, e kanë kthyer Tiranën në promovuesen më të madhe të sportit dhe jo më kot këtë vit është shpallur dhe qyteti Europian për Sportin për vitin 2023.


Shtuar 6.05.2023 13:37