Në lule të rinisë, vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Londër, si pasojë e një sulmi me thikë. Bëhet fjalë për Emiliano Hasanpapaj.

Shqiptari 22 vjeç u sulmua me thikë, kur  dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr në zonën Berkshire Gardens, Palmers Green, mbrëmjen e 11 Korrikut.

Mediet britanike shkruajnë se i riu ndërroi jetë në spital, pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga thika.

Nuk dihen ende rrethanat e sherrit të përgjakshëm, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu mësohet se një 24-vjeçar është arrestuar nga policia nën dyshimin për vrasjen e shqiptarit, por është lënë i lirë me kusht./albeu.com/