Ronaldo mungon në stërvitjen e dytë të Manchester United, zërat për largimin e tij shtohen edhe më shumë

Cristiano Ronaldo ka përfunduar ditët e fundit në qendër të mediave dhe merkatos pasi sulmuesi portugez ka shprehur dëshirën të largohet nga Manchester United.

Ylli i kombëtares portugeze kërkon të luaj në Champions League dhe “dështimi” i djajve për të siguruar një vend në këtë kompeticion e ka shtyrë CR7 të kërkojë largimin nga “Old Trafford”.

Skuadra angleze ka zhvilluar stëvitjen e dytë ditën e sotme, teksa Ronaldo nuk iu është bashkuar grupit të lojtarëve, duke shtuar më shumë zërat e largimit të tij.

Sipas “The Athletic” raporton sot se ish-futbollisti i Real Madridit po ushtron individualisht në qendrën sportive të Kombëtares së Portugalisë.

Manchester United është i vendosur për ta mbajtur lojtarin edhe një vit, pasi ai ka kontratë, teksa nuk dihet se cili do të jetë vendimi përfundimtarë i CR7. / h.ll/albeu.com