10 pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të ndaheni nga partneri

Megjithëse të jesh në një marrëdhënie romantike është një situat e mrekullueshme për ta jetuar, jo të gjithë arrijnë të kalojnë të gjitha uljet dhe ngritjet e saj. Kjo rezulton në ndarjen e çiftit, me të dy individët të lënduar.

Pa dyshim, nuk ka kuptim të jesh në një lidhje që nuk është e duhura për ty. Por nëse mendoni se ka mbetur një fije shprese, merrni parasysh t’i jepni partnerit tuaj një shans të fundit. Për më tepër, bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të mendoni të t’i jepni fun marrëdhënies tuaj.

1- Mos ndoshta diçka me rëndësi ka ndodhur në jetën time dhe unë thjesht po reflektoj atë stres tek lidhja ime?

2- Apo thjesht jam “trashur” nga rutina? A ka diçka që mund të bëj për këtë?

3- Cila është zgjedhja e parë që më vjen në mendje nëse i besoj (vetëm) intuitës dhe instiktit tim?

4- A më pëlqen personi që jam kur jam afër partnerit tim?

5- A është dikush tjetër përveç meje, që po ndikon në vendimin tim?

6- A ndajmë unë dhe partneri të njëjtat vlera bazë?

7- A do të doja që fëmija im, në të ardhmen të ishte me dikë si partneri im?

8- A është ndarja një lloj “modeli sjellje” për mua?

9- Si dhe sa do varet lumturia ime nga ky veprim? A do ndihem më e lumtur/e çliruar nëse ndahem?

10- A është kjo (lidhja apo ndarja) ajo që më duhet dhe ajo që dua në jetën time për momentin?