Manchester City nuk gabon dhe kualifikohet në fazën tjetër të FA CUP (VIDEO)

Manchester City ka fituar pastër ndaj Peterborough me rezultatin 0-2. Djemtë e Pep Guardiolës kanë menaxhuar totalisht lojën pa vështirësi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Pjesa e dytë nisi ndryshe dhe City shënon golin e parë në minutën e 60-të me anë të Mahrez pas një asistimi nga Foden.

Nuk kaluan shumë minuta, ku në të 67-tën ishte Grealish që dyfishon shifrat dhe përsëri ishte Foden ai që asistoi.

Kështu, Manchester City kalon në fazën tjetër të FA CUP./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.03.2022 22:05