Vrau gruan më sëpatë në vitin 2018, ndërron jetë në spitalin e burgjeve i dënuari, Adem Tale

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare  në Qendrën Spitalore të burgjeve, Adem Tale, i dënuar për vrasje.

I dënuari vdiq sot në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator

Adem Tale vrau me sëpatë gruan e tij në vitin 2018.  Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje. Tale është babaii gjashtë fëmijëve.

Mësohet se i ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qëndrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023.

Drejetoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale./albeu.com/

 


Shtuar 18.06.2023 10:29

Tags: