Dërgohet me urgjencë te Trauma 11 vjeçari, shoferi e përplasi dhe ja mbathi nga vendi

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Kukës-Gostil, ku si pasojë e një aksidenti ka mbetur i plagosur një 11 vjeçar.

Mjeti tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës dhe shoferi ia ka mbathur pas aksidentit duke braktisur mjetin në vendin e ngjarjes.

Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

Njoftimi
Kukës/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 24.08.2020 09:28