Makina humb kontrollin në kthesë, disa të lënduar në Tiranë (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Institutit.

Një mjet ka dalë nga rruga në kthesë dhe për pasojë është përplasur me anësoret.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, dhe 4 pasagjerë. Dyshohet se mes të lënduarve ka qenë dhe një fëmijë.

Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve, ndërsa ambulanca ka mbërritur në vendngjarje duke bërë transportimin e tyre në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit./albeu.com

 

 


Shtuar 7.10.2021 22:51