Tronditet Shkodra, autorët që hapën zjarr dy vëllezër

Policia ka reaguar në lidhje me breshëritë e plumbave të mesditës së sotme në drejtim të banesës së Gjergj Mhillaj, 63 vjeç.

Policia ka identifikuar personat që kanë qëlluar me armë. Ata janë dy vëllezërit me inicialet A. K., dhe N. K., banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë
Policia Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues ne lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 8.01.2020 12:58