Momenti i atentatit ndaj Edison Begaj në sy të familjes, autori ishte veshur si polic (VIDEO)

ABC ka siguruara pamjet nga momenti i atentatit ndaj Edison Begaj në Vlorë. Në këtë video të siguruar nga gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, shihet se Edison Begaj sapo kthehet në banesën e tij. ai ndalon makinën për të hapur portën e jashtme të banesës, ndërsa fëmijët dhe bashkëshortja qëndrojnë brenda makinës.

Në momentin që Begaj hap portën dhe kthehet për të marrë makinë, aty shfaqet edhe autori i atentatit të tij. Begaj e sheh dhe duke qenë se autori ishte i veshur si polic, i afrohet për ta pyetur çfarë ka ndodhur. Por sapo afrohet pranë tij, autori nxjerr armën dhe e qëllon. Begaj nga inercia tenton të largohet ndërsa autori e qëllon edhe disa herë të tjera. Begajn raportohet se e kanë kapur 4 plumba në këmbë. Nuk dihet nëse autori ka pasur për qëllim ta vrasë apo vetëm ta plagosë në formë mesazhi ndaj tij. Pasi Begaj shtrihet në tokë, autori i maskuar si polic, largohet i ndihmuar edhe nga errësira.

Mendohet se autori të jetë larguar me automjet duke përdorur “By Pass-in” në afërsi të fshatit Kaninë dhe larguar në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës.
Burime nga grupi hetimor thanë për Abc se kanë rënë në gjurmët e autorit dhe janë shumë pranë identifikimit të tij. Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ai në vitin 2010 u dënua me 7 vite e 6 muaj burg për trafik droge dhe armësh.
Ndërsa i është kërkuar dhe justifikimi i pasurisë nga Operacionit Forca e Ligjit. Ndaj dhe pista kryesore ku po hetohet është e kaluara e 38 vjeçarit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit./abcnews.al


Shtuar 2.06.2021 10:15