Zbulohet skandali ku është përfshirë presidenti i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, është duke bashkëpunuar me një kompani që përdor llogaritë në rrjetet sociale për të njollosur imazhin e disa kundërshtarëve brenda në klub.

Siç zbulon “Cadena Ser”, Bartomeu kishte nënshkruar me kompaninë “I3 Ventus”, e cila ka disa faqe në rrjetet sociale.

Kjo kompani kishte si detyrë, përmes komenteve dhe postimeve, që të njolloste imazhin e kundërshtarëve të Bartomeut në klub, por edhe të ish-lojtarëve si Pujol apo Ksavi.

Paralelisht flitet që kjo kompani është marrë dhe me politikën, por as Lionel Mesi nuk i ka shpëtuar “kthetrave” të kësaj kompanie.

Klubit tashmë i lind detyra që të japë shpjegime të menjëhershme për hijet e këtij skandali, që është bërë publik.


Shtuar 17.02.2020 14:35