Po bën xhiron e rrjetit, konkurrenti zhvishet dhe bën kërcimin sensual pranë Rita Orës (VIDEO)

Rita Ora, si pjesë e panelit të jurisë së “The Voice Australia” ka përjetuar së fundmi një situatë aspak të zakonshme.

Në episodin e mbrëmjes së djeshme, një konkurrent i quajtur Henry Starr, u zhvesh dhe nisi të bënte striptizëm shumë afër këngëtares,  duke nxitur kështu reagime në publik. Edhe pse ai nuk u kualifikua për më tej në këngë, padyshim që performanca e tij do të mbahet mend gjatë.

“Rita është aq flirtuese”, vuri në dukje një fans në komentin e tij në Twitter.

“Ishte brilante”, shkroi një tjetër.

Përsa i përket jetës personale, Rita po përflitet shumë  për lidhjen e dashurisë me regjisorin e njohur, Taika Waititi.

Së fundmi, ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Angelos. Dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë Teatrit të “Regency Village”.

Bukuroshja shqiptare ishte e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa, Taika 45 vjeç kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.


Shtuar 11.08.2021 11:56