Gjatë natës viktima dhe autori ishin në të njëjtin lokal, si nisi sherri mes dy të rinjve në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë, orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ka ndodhur në Shupenzë të Bulqizës.

30-vjeçarin Dorjan Dema, pas një sherri, ka vrarë me kaçavidë 26-vjeçari Dritan Manjanin.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë gjatë natës në të njëjtin lokal së bashku me të tjerë. Më pas ata janë larguar dhe në hyrje të fshatit janë konfliktuar. Sherri mes ture ka agravuar duke bërë që 30-vjeçari të vriste të riun.

Dyshohet se dy të rinjtë kanë pasur konflikte të vjetra me njëri-tjetrin.

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

/albeu.com/


Shtuar 15.08.2023 09:10