Cassano: Milani forcë e katërt, asnjë cent s’ia vendoste kush për titullin! Dështim për Interin

Antonio Cassano tregohet i drejtpërdrejtë kur pyetet për garën në Serie A dhe thekson në “Bobo TV” në Twitch se do ishte dështim i madh nëse Interi nuk del kampion.

“Kampionatin po e fiton forca e katërt e tij dhe kjo tregon se mund të fitosh edhe pa para. Për mua është dështim nëse nuk e fiton Interi titullin”, thotë fillimisht barezi, që ka luajtur edhe me Milanin, edhe me Interin.

“Nëse Juventusi apo Napoli do e kishin kaluar, në rregull. Por nëse fiton Milani, le të mos bëjmë shaka: kush do t’ia kishte vënë një cent për Milanin kampion Italie? Nëse Interi nuk fiton, është një dështim për mua”, tha Cassano. /h.ll/albeu.com


Shtuar 3.05.2022 23:40