Idrizi njoftoi daljen të vetëm në zgjedhje, Berisha: Ka bërë gabim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot vendimin e Shpëtim Idrizit për daljen vetëm në zgjedhjet vendore 2023 dhe thirrjes së tij ndaj demokratëve për kandidatin e Berishës për Himarën.

Berisha tha se ky qëndrim është në favor të kundërshtarëve të tij dhe se është i gabuar.

“Nuk kam asnjë lloj komenti, secili në vendimet e tij. Kjo thirrje jnëse e ka bërë, shkon në favor të kundërshtarëve tanë. Dhe ka bërë një gabim të panevojshëm.” tha Berisha.

/albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 13:01