Keisi kris marrëdhënien e Oltës dhe Kristit, debat i ashpër: Ty të interesonte, e di çfarë kemi bashkë

Marrëdhënia mes Kristit dhe Keisit është komentuar vazhdimisht nga Olta dhe Armaldo, të cilët janë distancuar nga ai që kur Keisi hyri në shtëpi.

Ndonëse ata po përjetojnë një histori të bukur brenda, kjo situatë nuk ka lënë “rehat” dy banorët e tjerë.

Kristi: Këtu reflektohet marrëdhënia, siç ndodh edhe jashtë. Vjen një moment për prishet një shoqëri apo një marrëdhënie.

Olta: Kjo nuk të jep të drejtë të hedhësh baltë mbi marrëdhënien tonë. Tani reflektove, kjo është mosmirënjohje Kristi. U bë kohë që unë kam marrë distancë nga ty dhe nuk të kam ngacmuar fare. Je përpjekur të më sulmosh, gjatë kësaj periudhe që nuk kemi ndjenjur bashkë.

Kristi: Kanë kaluar dy muaj.

Olta: Lojën tëndë të shëmtuar unë nuk e kam qejf. Uën nuk kam folur kurrë keq për ty dhe me ty. TI me thojë që jam imazh i mirë dhe që të pëlqen imazhi im. Dhe çfarë bën tani? Kjo është mosmirënjohje.

Kristi: Të kam thënë që je Olta më e shëmtuar që njoh.

Olta: Ti nuk ke punë fare se çfarë marrëdhënie kam unë me Luizin.

Kristi: Më parë, kritikën e merrje për mirë, sepse të interesonte. Tani ke reflektuar.

Olta: Nuk dua të debatoj me ty.

Armaldo: Unë e kam ditur që para një muaji, që këta të dy do shkonin në një pikë të tillë. Kristi flet në numër shumës, nuk thotë “Ti Olta”. Te Kristi kam vënë re një impulsivitet, që më parë nuk e ka patur. Sa herë flas me Kristin, fjala e parë është presion, intimidim, lojë…

Olta: Ai po hedh baltë mbi kohën që ne kemi kaluar bashkë.

Kristi: Unë të kam mbrojtur dinjitetin.

Olta: Ky nuk është problem aktual. Më thotë manipulon, bën çdo gjë për lojën…Nuk po debatojmë për një situatë aktule. Mos të shajë periudhën që kemi qëndruar bashkë, është shumë e shëmtuar. Unë Keisin nuk e përfshi fare në këtë bisedë.

Keisi: Unë e kam parë si “sulm”, meqe tani jemi bashkë. Mënyra se si i krijoni situatat…

Armaldo: Pa u futur Keisi ne kishim një diskutim. Ata të qëndrojnë sa të duan bashkë, por mos ta marrin me tendendë humorin në çdo moment.

Kristi: Më parë unë kam qenë shumë tolerant. Tani kam ndryshuar për veten time, nuk ka lidhje me Keisin.

Olta: Si ka mundësi që e bën vetëm me ne të dy? Nuk ndodh me të tjerët.

Zhaklin: Unë jam plotësisht dakord me atë që thotë Kristi.

Olta: Patjetër!

Zhaklin: Ma lër ta shpjegoj. Për mua është e vërtetë që pas 60 ditësh, dikush të thotë që ka një krizë identiteti. Përpara se të futeshit në “burg”, Kristi të ka dhënë një ultimatum dhe të tha që nuk më pëlqen loja jote. Kur ti e bëre pyetjen përpara Luizit, ishte “qershia mbi tortë”. Kristi të vuri me shpatulla pas muri. Nuk e mendoj që është mosmirënjohje. Kjo sjellje e Kristit është e paralajmëruar. Ka një muaj që ai ju paralajmëron. Me ty është treguar edhe më butë. Madje, unë mendoj se ju jeni xhelozë.

Olta: Po, po. Bravo.

Zhaklin: Ti ke mungesë vërtetësie Olta.

Olta: Dakord.

Arbër: Olta është e frikësuar nga kjo distancë e Kristit. Edhe atë që kishte, ai ka krijuar lojën e vet. Kjo sjellje, vjen si pasojë e një personi që nuk e ke më në kontroll.

Olta: Nëse Zhaklin i është dukur sikur kjo ka qenë e paralajmëruar unë nuk e kam kuptuar. Unë kam investuar në miqësinë tonë. Dhe unë me ty për lojën nuk kam folur Kristi.

Kristi: Këta kanë përfituar nga toleranca ime.

Olta: Uën nuk kam folur kurrë për lojë me ty. Dhe në dy, nuk kemi folur kurrë për lojën. Unë kurrë nuk të kam thënë ty, nomino këtë apo atë.

Kristi: Mjaft Olta, mjaft!

Armaldo: Sa për xhelozi, nuk jam aspak. Unë me Kristin kemi bërë diskutime dhe asnjëherë nuk e kam shfrytëzuar për interes.

Olta: Zhaklina ato sinjalet që më ka dhënë Kristi, kanë ndodhur kur Luizi nisi ta shantazhonte dhe shpesh herë i kam thënë që po influencohet.


Shtuar 28.02.2023 23:10